Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore, si paraqitet situata në rrugë

Jan 22, 2025 | 8:18
SHPËRNDAJE

Në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës.

Në akset Lëpushë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje me intensitet mestar duke shkuar deri në 20 cm.

Qarkullimi është i hapur, por nevojiten goma dimërore.

Sot, vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në qendër shtrëngata afatshkurtra.

Pas orëve të mëngjesit reshje shiu të dobëta në formë pikash dhe të karakterit lokal. Në relievet e larta malore në lindje reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, si dhe valëzimi në dete i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në bregdet: 5/16°C ;

në vendet e ulëta: 4/15°C ; në vendet malore: -2/8°C

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura