UPDATE- Gjatë orëve të mbrëmjes dhe në vazhdim temperaturat në të gjithë vendin kanë pësuar ulje të ndjeshme. Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në veri të vendit. Ndërsa frika nga orteqet vazhdon të jetë permanente.
Nga qyteti i Kukësit njoftohet se prej mëngjesit të sotëm reshjet e dëborës kanë rifilluar. Aksi Boboshticë- Dardhë u raportua i bllokuar mëngjesin e sotëm për shkak të rënies së dy orteqeve në këtë zonë. Njoftohet se po punohet për hapjen sa më shpejt të aksit rrugor.
Sipas të dhënave të Meteoalb, temperaturat do të jenë në zbritje gjatë orëve në vazhdim. Edhe gjatë ditës së nesërme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga verilindja e kontinentit duke kushtëzuar mot të ftohtë në të gjithë vendin.











