‘Rihapja e çështjes së Kosovës,rrezik për rajonin’

Jun 7, 2011 | 11:50

PRISHTINE- Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman ka perseritur qendrimin e SHBA-se per Kosoven, duke ritheksuar se ceshtja e kufijve dhe statusit eshte tashme e mbyllur.

Sipas tij, statusi i Kosovës është përfundimtar, si dhe kufijtë e saj. ” Rihapja eventuale e kësaj çështjeje është e rrezikshme për rajonin, sepse vetëm sa do t’u jepte zjarr pasioneve nacionaliste”- kathene ai.

Countryman ka theksuar se nuk ka shtete monoetnike në rajon, duke shprehur besimin ne shoqëritë e atjeshme shumetnike si pjesë të ardhshme të BE së dhe NATO- s.

Ai ka deklaruar se integrimi i tërësishëm i rajonit të Ballkanit në BE dhe në NATO edhe më tej është angazhim numër një për qeverinë amerikane.

Ndërkaq arrestimi dhe ekstradimi i Ratko Mlladiqit në Hagë është një hap i madh jo vetëm për Serbinë, por edhe për rajonin në drejtim të ujërave më të qeta.

Deklaratat jane bere në Klubin Kombëtar të Gazetarëve në Washington në një brifing për zhvillimet më të reja në Ballkan.

 

© Panorama.al

Te lidhura