Kolegji rrëzon PS. Basha, kryebashkiak i Tiranës

Jun 3, 2011 | 20:54

UPDATE- Kolegji Zgjedhor ka rrezuar kerkese padine e PS-se, per shpalljen te pavlefshem te vendimit te KQZ, te dates 13 maj dhe 23 maj, per numerimin e votave hedhur ne kutine e gabuar.

Vendim qe nxori fitues te gares per bashkine e Tiranes, kandidatin demokrat Lulzim Basha, me 81 vota avantazh.

Pas nje seance te gjate, ne oren 20.50, Kolegji ka deklaruar per mediat vendimin e marre pas shqyrtimit te gjithe materialeve shkresore te KQZ-se, qe u kerkuan gjate paradites si prove per vendimarrjen rreth kerkese padise se bere.

Relatori i ceshtjes, Tom Ndreca ka deklaruar se kolegji ka rrëzuar kërkesë padinë e PS për shpalljen e pavlefshëm të vendimit të KQZ datë 23 maj për hapjen e kutive dhe numërimin e fletëve të kontestuara. Sipas tij, KOlegji ka vendosur pushimin e ceshtjes.

Seanca e paradites

Ne seancen e paradites, pasi janë dëgjuar pretendimet e përfaqësuesve ligjorë të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor ka vendosur  t’i kërkojë KQZ-së  administrimin në cilësinë e provave materiale,  tabelat permbledhese te 10 KZAZ-ve te Tiranes si dhe tabelat permbledhese te të gjitha grupeve te numerimit.

Kjo kërkesë sipas Kolegjit bëhet për të vertetuar nëse ato kanë qenë përmbyllur para 18 majit, ditë kur komisioni ka miratuar ne parim projekt aktin i cili parashikonte numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.

Seanca e rradhës e Kolegjit Zgjedhor u shty për në orën 17:00, per t’i lene kohe KQZ-se te sjelle tabelat permbledhese te rezultateve, te KZAZ-ve te Tiranes.

Përfaqësuesit e PS-së kanë kërkuar pranimin e padisë së tyre ndaj KQZ-së, ndërsa kjo e fundit dhe Partia Demokratike kërkuan mospranimin e ankimit.

Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin e PS

Pas rreth 15 mintash pushim, Kolegji Zgjedhor është rikthyer në seancë ku po vazhdohet me shqyrtimin e kërkesës së Partisë Socialiste për të shpallur të pavlefshëm vendimin e KQZ-së  për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara, dhe për t’i përfshirë ato në tabelën përmbledhëse.

Pas rifillimit të seancës e ka marrë fjalën avokata e KQZ-së Dëshira Pasko e cila hodhi poshtë pretendimet e përfaqësuesve ligjorë të PS-së. Ajo tha se vendimi i marrë nga komisioni është i ligjshëm. Ai nuk ka karakter të përgjthshëm, dhe se KQZ ka vlerësuar ato raste për të cilat ka patur sinjalizme nga KZAZ-të e Tiranës, theksoi ajo.

Me heret, përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste thanë se vendimi është akt normativ dhe se kemi të bëjmë me rregulla të reja.

Përfaqësuesi i PS-se, Arjan Salati kërkoi shpalljen e pavlefshme të vendimit të KQZ-së dhe anulim të veprimeve administative. Ai e quajti vendimin e KQZ-së si abstrakt.

Ndërsa përfaqësuesi tjetër i PS-së, Damian Gjiknuri tha se thelbi i paligjshmërisë së vendimit të KQZ-së janë rregullat e reja te vendosura prej saj.

Nga shqyrtimi i dites se sotme pritet qe te percaktohet nese vendimi i marre nga KQZ per numerimin e fleteve te hedhura ne kutite e gabuara, dhe perfshirja e tyre ne tabelen permbledhese te rezultatit per bashkine e Tiranes ka qene i drejte apo i gabuar.

Ky vendimi i KQZ-se i hapin rruge shpalljes fitues te kandidatit te “Aleances per qytetarin”, Lulzim Basha i cili qendron ne nje avantazh prej 78 votash, kundrejt kandidatit socialist, Edi Rama.

Relator i kësaj çështjeje është përcaktuar gjyqtari i Gjykatës së Kolegjit, Tom Ndreca

Kerkese ankesa kerkon pavlefshmerine e projekt vendimit te marre me katër votat e anëtarëve te Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve per numerimin e fletët e votimit per kryetar te bashkise se Tiranes, të hedhura në kutitë e gabuara.

Sipas perfaqesuesve ligjore te PS-se, ky vendim nuk mund te merrej dhe qe ne kohen e diskutimit ne KQZ deklaruan nje numerim i tille do t’i hapte rrugen ankimimit te rezultatit zyrtar.

Pak kohe me pare, Kolegji rrezoi kerkese ankesen e pare te PS-se, ate per vonesen e shpalljes se tabeles se rezultateve te KZAZ 49 nga ana e KQZ.

© Panorama.al

Te lidhura