UPDATE- Partia Socialiste ka vijuar të thellojë rezultatin në Qarkun e Tiranës. Sipas të dhënave paraprake deri në orën 15:00 ku janë numëruar 380 Qendra Votimi në Qarkun e Tiranës, rezulton se PS ka një diferencë prej 11 699 vota krahasuar me PD-në.
PS rezulton të ketë arritur në shifrën e 65 mijë votimeve, ndërkohë që PD rreth 54 mijë vota.
Partia e tretë është LSI që në 380 QV të numëruar ka arritur të marrë 8 279 vota.
Ndërkohë që PSD e Tom Doshit ka siguruar një mandate, ndërsa nga kutitë e votimit kanë dalë 4 343 vota.
Koalicioni I PD-së dhe LSI-së sëbashku nuk e kanë arritur votat e PS-së, ndërkohë që votat e tyrë sëbashku arrijnë në 62 500 vota.
Sipas këtij rezultati PS deri tani fiton 18 mandate në Tiranë, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1.
Rezultatet paraprake në 380 QV
PS 65 920
PD 54 221
LSI 8 279
PSD 4 343