
TIRANE- Debate mes deputeteve te pozites dhe opozites ne Komisionin e Ligjeve teksa diskutohej projektrezoluta për “Raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2011”.
Deputetët e opozitës në komisioni e kanë kundërshtuar rezolutën për punën e prokurorisë, pasi sipas tyre ajo nuk eshte e plote dhe ka mangesi.
Me tej, mes tyre jane shkembyer replika per ceshtjen e 21 janarit. Deputeti socialist Pandeli Majko ka kërkuar informacione në lidhje me komisionin hetimor të ngritur nga mazhoranca për 21 janarin. “Nga rezoluta që ka sjellë shumica rezulton se nuk ka pasur grusht shteti në 21 janar ndërkohë që sipas Berisha ka deklaruar se Prokuroria ishte bashkëpunëtore në puç”- tha Majko.
Nje gje e tille eshte kundershtuar nga deputeti i PD-se, Hoxha, sipas te cilit Komisioni Hetimor ka hetuar veprimtarine e institucionit, e nuk hodhi akuza. ” Mos shtrembëroni ngjarjen”- tha ai.
Nderkohe qe kreu i komisionit Ilir Rusmajli ka theksuar se detyra e komisionit është të miratojë rezolutën dhe ta çojë atë në Kuvend. “Çështja që trajton Majko nuk mund të jetë objekt i rezolutës. Me veprimin apo mosveprimin e prokurorisë merret komisioni parlamentar”- tha Rusmajli.
© Panorama.al











