
TIRANË- Pas shumë debatesh mes deputetëve të pozitës dhe të opozitës, Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e shumicës rezolutën për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Opozita e pranishme në mbledhje ka votuar kundër projektrezolutës, duke e kundërshtuar atë si të paplotë.
Sipas deputetit të PS-së, Damian Gjiknuri, raporti nuk ka kuptim në kohën që vetë kreu i KQZ nuk erdhi të raportonte.
Ndërkohë, sipas deputetit socialist, Majko, diskutohet për një institucion që nuk ekziston, pasi sipas Majkos ai është nul.
© Panorama.al











