UPDATE- Gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm i gjithë territori i vendit është prekur nga reshje intensive dëbore dhe shiu duke shkaktuar probleme në mjaft qytete. Në qytetet bregdetare ka paturp probleme me ankorimin e trageteve të lindjave udhëtare, Durrës- Bari dhe anasjelltas të cilët janë nisur me disa orë vonesë. Tragetet që duhet të niseshin mbrëmjen e djeshme kanë anuluar udhëtimin për shkak të kohës së keqe.
Për shkak të reshjeve të shiut, raportohet gjithashtu se ka një paralizim të punës në portin e Durrësit.
Ndërkaq, shume rruge dhe zona malore vazhdojnë te jene te bllokuara nga reshjete e e dobores.
Sipas të dhënave të Institutit MeteoAlb vendi ynë sot do të dominohet nga vranësira dhe shira intensive në të gjithë territorin, në zonat malore do të bien reshje të dendura dëbore, sidomos në verilindje të vendit.
Mesdita do të sjellë shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë vijën bregdetare sidomos në jugperëndim. Edhe gjatë pasdites do të ketë shtim të mëtejshëm të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin ku reshje më të dendura shiu do të përjetojë veriperëndimi dhe jugu i vendit ndërsa në juglindje do të ketë reshje të dendura dëbore. Të njëjtat kushte atmosferike do të mbeten edhe gjatë natës.
Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi edhe 60 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që dallgëzimi të arrijë deri në 5 ballë.
© Panorama.al











