Reshjet, 5 mijë banorë të bllokuar në Japoni

Jul 15, 2012 | 15:28

Më se 5 mijë banorë janë bllokuar nga rrëshqitja e dheut pas reshjeve vërshimeve të mëdha në pjesën jugperëndimore të Japonisë.

Raportet lokale thonë se helikopterët ushtarakë po përdoren për të transportuar furnizime emergjente në hapësirat malore në veri të ujdhesës Kjushu.

Deri tani 20 vetë kanë vdekur nga pasojat e vërshimeve në Kjushu. Afro 250 mijë njerëz tashmë janë urdhëruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të reshjeve të mëdha në këtë hapësirë për katër ditë me radhë.

© Panorama.al

Te lidhura