‘Reputacioni i shqiptarëve në Itali, shumë i mirë’

May 9, 2012 | 11:34
Nga nje mbledhje e Qeverise

TIRANE- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka bërë një panoramë para këshillit të ministrave të vizitës së tij në Itali.

Duke e konsideruar shumë të rëndësishme vizitën dhe takimet që ka patur gjatë saj, Berisha tha se reputacioni i shqiptarëve në Itali është shumë i mirë.

“Shqiptarët zënë vendin e parë në studentët e huaj në Itali. 26 mijë studentë, që janë ndër më të shkëlqyerit. Por nga emigracioni janë dhe rreth 26 mijë biznesmenë, një faktorë i fuqishëm i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.”- tha kryeministri.

Takimin me presidentin, Giorgio Napolitano, kryeministri Berisha tha se ishte një rast shumë i veçantë për t’i shprehur mirënjohjen për gjithçka ka bërë për marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, për të mbështetur shqiptarët të cilët kanë emigruar në këtë vend mik, për arsye të njohura.

“Në memorien e shqiptarëve është i pashlyer dekreti i tij si ministër i Brendshëm për legalizimin për emigrantët, dhe qëndrimet e tij humane ndaj këtij problemi të ndjeshëm. Me Napolitanon diskutuam gjerësisht për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushat me interesin të përbashkët si; ekonomi, arsim, energji dhe te tjera.”- tha kryeministri.

Berisha tha se ka ftuar të vizitojnë Shqipërinë, presidentin Giorgio Napolitano dhe kryeministrin Mario Monti në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Berisha tha se ka marre vleresim per modelin ekonomik qe ka ndjekur Shqiperia, duke mos rene ne reçesion, si shumica e vendeve europiane. Ai theksoi se gjate takimeve eshte diskutuar gjeresisht per intensifikimin e marredhenieve mes dy vendeve, dhe bashkepunimin ne fusha te ndryshme.

© Panorama.al

Te lidhura