Presidenti i Malit, Dioncounda Traore mohon kategorikisht të kenë njohur Kosovën. Madje paralajmëron ndëshkim për ata që kanë lëshuar në publik një letër të tillë, ku thuhet se ata kanë njohur shtetin tonë, raporton agjencia e lajmeve Kosovapress.
“Global Times”, shkruan sot se në një komunikatë të presidencës vjen reagimi i tyre që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe kjo pasi kanë parë se po qarkullon një dokument nëpër botë, i cili thotë se “Mali ka njohur Republikën e Kosovës”, e që sipas tyre nuk është e vërtetë.
“Presidenca e mohon kategorikisht këtë gënjeshtër që synon të dëmtojë imazhin e Malit. Presidenca dëshiron t’i njoftojë të gjithë se Presidenti nuk ka nënshkruar endendonjë dokument që njeh Republikën e Kosovës, dhe rezervon të drejtën për të marrë masat e duhura për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e dokumentit të rrejshëm”, përfundon deklarata e dërguar nga presidenca.
Kosovapress ka kerkuar qe te kanotaktoje me Jetlir Zyberin, nga zyra e zëvendëskryeministrit Bexhet Pacolli, por kjo ka qenë e pamundur.
Ky i fundit, një javë më parë ka thënë se Mali ka njohur Republikën e Kosovës, duke paraqitur edhe një dokument, që sipas tij, ishte nota verbale nga Mali.
© Panorama.al












