Republika e Afrikës Qendrore njeh pavarësinë e Kosovës

Jul 22, 2011 | 17:31

Republika e Afrikës Qendrore është bërë shteti i 77-të që e njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar në një konferencë për shtyp, zv/kryeministri i parë, dhe i ngarkuari me njohjet, Behgjet Pacolli.

Pacolli është i ngarkuar i qeverisë me çështjen e lobimit dhe prej se ka marrë këtë detyrë aktivitetin e tij lotues e ka përqendruar kryesisht në Afrikë.

Republika e Afrikës Qendrore ndodhet në qendër të kontinentit afrikan, në Afrikën ekuatoriale. Ajo popullohet nga rreth 4 milionë banorë dhe ka për kryeqytet Banguin. Republika ndahet në 14 provinca, 2 prefektura dhe një distrikt.

Ky shtet në veri kufizohet nga Çadi, më tutje kufizohet me Sudanin, Republikën Demokratike të Kongos, Republikën e Kongos dhe me Kamerunin.

© Panorama.al

Te lidhura