TIRANË- Kabineti qeveritar e ka nisur mbledhjen e sotme me një minutë heshjte në nderim të kujtimit dhe veprës së kapiten Feti Voglit, Dëshmor i Atdheut, që dy ditë më parë ra në krye të detyrës në Kandahar.
Kreu i qeverisë, Sali Berisha duke shprehur edhe njëherë dhimbjen për humbjen e jetës dhe plagosjen e komandos Aleksandër Peci, deklaroi se Vogli ra në një vend mik ku në kuadër të aleancave të Altantikut të Veriut Shqipëria ka një prezencë për frymë ndër më të lartat.
“Rënia e kapiten Feti Voglit shton detyrimin tonë për të bërë gjithçka për paqen në këtë vend, që ka vend të vecantë në Evropë e Botë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në kujtimin dhe nderim të veprës së tij të ndritur”- tha Berisha.











