Renditja/ FIFA: Shqipëria humb tjetër pozicion

Feb 16, 2012 | 12:20

Kombëtarja shqiptare ka zbritur për një pozitë, nga e 77-ta në të 78-ën, në renditjen më të re të FIFA-s, e cila u publikua të mërkurën. Kuqezinjtë kanë 452 pikë, ndërsa gjenden përpara Finlandës së Përparim Hetemajt, Njazi Kuqit e Berat Sadikut (79) dhe prapa Uzbekistanit (77). Në renditjen e përgjithshme, Spanja vazhdon ta mbajë vendin e parë, ndërsa Gjermania e ka ndërruar vendin me Holandën. Në dhjetëshen e parë janë edhe Uruguai, Anglia, Portugalia, Brazili, Italia, Kroacia dhe Danimarka. Shqipëria nuk zhvillon një ndeshje që prej miqësoreve të nëntorit, ndaj edhe renditja e FIFA-s nuk ka rezultuar shumë pozitive. Sakaq, më 29 shkurt, kuqezinjtë do të luajnë ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi dhe vetëm në muajin mars pritet që kombëtarja jonë të fitojë pozicione në renditje, gjithnjë nëse në këtë ndeshje arrin të marrë një rezultat pozitiv.

© Panorama.al

Te lidhura