
Zhdukja e shqiptaro-maqedonasit, Ilir Kumbaro u arratis nga Londra.
Krimet e Rënda kërkojnë raportet e vëzhgimit të vitit 1995.
Gjykata për Krimet e Rënda vendosi dje t’i drejtohet me një shkresë zyrtare Shërbimit Informativ Shtetëror, ku do t’i kërkojë informacion për llogari të gjykimit të dosjes “Remzi Hoxha”. Informacioni i dëshiruar do të ketë lidhje me funksionin në Shërbimin Informativ të tre ish-sekretëve të akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin e Avdyl Loshajt, Ziso Kristopulit dhe Remzi Hoxhës në vitin 1995, me pasojë zhdukjen e biznesmenit Hoxha. Po ashtu, përmes shkresës do të kërkohet nëse në arkivin e SHISH-it ka dokumentacion për masa operacionale, ose çdo lloj informacioni tjetër që mund të ketë për vëzhgimin dhe shoqërimin e biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxhës, si dhe Loshajt e Kristopulit.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











