Milani do të përpiqet t’i mbijetojë Grupit F në Ligën e Kampionëve, aty ku Njukasëlli, PSG-ja dhe Borusia Dortmundi janë shortuar në të njëjtën vazo.
Më poshtë po ju prezantojmë me disa nga statistikat e kuqezinjve dhe “qymyrxhinjve” në rrugëtimin e tyre:
-Milani dhe Njukasëlli do të “përplasen” për herë të parë në sfidë zyrtare. Fati nuk i ka vënë në provë vitet pararendëse dhe tashmë ata do të duhet të masin forcën duke nisur nga mbrëmja e sotme në tempullin e “San Siro”-s.
-Në takimet ndaj ekipeve angleze, Milani nuk i ka punët mirë. Konkretisht në 11 sfidat e fundit, ata numërojnë 8 humbje dhe vetëm 2 fitore, e fundit përkon kundër Totenhemit sezonin e shkuar në fazën e grupeve, 1-0.
-“Qymyrxhinjtë” e kanë arritur suksesin e fundit europian në Itali me Palermon, konkretisht në Kupën UEFA, sezonin 2006-2007. Para kësaj përballje, ishullorët nuk njihnin asnjë fitore në transfertën italiane, 2 humbje dhe të njëjtën kuotë barazimesh.
-20 sezone numëron Milani mbi numrin e pjesëmarrje në Champions, vetëm Juventusi mban “kurorën” brenda vendit, (23). Po ashtu vlen të theksohet se ky është sezoni i tretë radhazi që kuqezinjtë e kanë siguruar bletën radhazi.
-Faza e grupeve nuk është parë si problem për 7 herë kampionët e Ligës së Kampionëve, pasi në 14 prezencat pararendëse, Milani është eliminuar vetëm 1 rast.
-Miqtë nga Anglia regjistrojnë numrin tre të viteve si pjesëmarrës në histori, saktësisht në periudhat 1997-1998, 2002- 2003 dhe ky aktual. Interesante është se kanë kaluar 20 vjet e 184 ditë nga zbritja në fushë e Njukasëllit me logon e Champions-it.
-Në ciklin 2002-2003, “qymyrxhinjtë” u bënë skuadra e parë që ia doli të kualifikohet për më tej, pasi u mposht në 3 ndeshjet e para. Atalanta i imitoi në sezonin 2019-2020.
-Njukasëlli ka statistikat të dobëta në transfertë, ekzaktësisht 22% në takimet e tyre në Ligën e Kampionëve si udhëtues, krahas 56% si pritës në “St. James’ Park”.
-Vetëm Vinicius konkretizoi më shumë driblime se Rafael Leao në etapën e shkuar në këtë kompeticion.
-Sandro Tonali u inkuadrua në harkun e 12 ndeshjeve me Milanin ciklin 2022-2023, e përkthyer me 1.053 minuta në total, rekord për një lojtar të Milanit si në fushën e tyre, ashtu edhe udhëtues.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al