UPDATE- Me shumice votash, mazhoranca ka miratuar sot projektligjin per regjistrimin e popullise dhe banesave, zyrtarizuar me emrin Census.
Me shume ndryshime, amendamente ne nene te vecanta, si nga ana e ministrit te Teknologjise, Genc Pollo dhe nga ana e deputeteve te PDIU-se, projektligji eshte kaluar ne parim.
Pro tij kane votuar 71 deputetet e shumices, nuk ka pasur vote kunder dhe vetem 2 abstenim.
Idrizi: Projektligj me probleme
Jo ngutje në miratimin e një ligji që mund të bëhet i rrezikshëm për unitetin e kombit dhe plotësim të një sërë amendamentesh para kalimit të tij për votim.
Me këto fjalë është shprehur deputeti i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, duke analizuar projektligjin për regjistrimin e popullisë, zyrtarizuar si census.
Duke folur në seancën e sotme të Kuvendit, Idrizi është shprehur pro projektit për regjistrim, që do të bëjë korrigjimet e nevojshme lënë peng nga e shkuara, por sipas tij, më parë duhet specifikuar ligjërisht disa gjëra, që nga miratim i një ligji që përcaktion etninë, apo kombësinë, e deri tek garancia për transparencë në hallkën tjetër, në veprimin e punës së Komisionit Qendror të Censusit.
Ai e ka cilesuar projektligjin ne fjale me shume probleme, qe nuk eshte perfshire ne diskutim me grupet e interesit dhe nuk ka degjuar nje sere sygjerimesh nga intelektualet, madje ne shume raste eshte bere edhe provokativ.
“Dikush këtu do të thoshte se pr.ligji nuk përmban referenca etnike dhe fetare, për këtë duhet supozuar se edhe reagimet kanë qenë të papërshtatshme. Atëherë, cila është arsyeja pse zyrtarët e rëndësishëm të vendit fiqnj kanë reaguar duke imponuar qverinë shqiptare?”- tha Idrizi.
Sipas tij, ky projek censusi, me gjithë përpjekt për transparencë ka implikime ndërkombëtare, rezultati sado me natyrë statistikore të jetë do të sjellë implikime dhe shtetet fqinjë e kanë shprehur hapur interesin për këtë proces. Ai ka kërkuar që të sqarohet në projektligj koncepti i vetëdeklarimit.
Beteja ne Kuvend
Kuvendi i Shqiperise pritet te miratoje sot disa nga projektligjet me te debatura, perfshire ate per regjistrimin e popullsise, shkurtimet ne buxhet ne kuadrin e rishikimit te tij, formulen e privatizimit te INSIG-ut dhe borxhin qe vendi i ka Serbise. Nisma te kritikuara ashper nga opozita, por qe sot pritet e diskutohen dhe te kalojne pa pranine e saj ne seance. Projektligji per regjistrimin pritet te shenoje debat brenda maxhorances, duke pasur parasysh faktin se deputetet e PDIU-se jane shprehur kunder regjistrimin mbi baza feje dhe etnie. Dy deputetet e PDIU-se, do te kerkojne ndryshime ne ligj, ne te kundert ata kane deklaruar se nuk do ta votojne, duke rrezikuar keshtu kourumin e nevojshem te votave per miratimin e tij. Nderkohe disa deputete te PD-se, qe i perkasin minoritetit grek , e mbeshtesin kete nisme duke kerkuar qe ne regjistrim te perfshihet edhe etnia edhe feja. Komisioni i Ligjeve, Ok regjistrimit Pak dite me pare, Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin për regjist-rimin e popullsisë. Ministri për Inovacionin, Genc Pollo, u shpreh se ky projektligj do të jetë vetëm për rëndësi statistikore dhe aspak për regjistrim, siç pretendohet. Në lidhje me kritikat e shumta, Pollo i cilësoi si zhurmuese të qëllimshme, ndërsa deklaroi se ky proces, që do të nisë më 1 tetor, nuk ka lidhje me regjistrimin fetar apo etnik. “Censusi nuk ka asnjë lidhje me regjistrimin etnik apo fetar, siç pretendojnë sharlatanë e zhurmatorë që kanë ngatërruar dhe nakatosur punët e tyre dhe tani duan të përhapin ndotje gjithandej”, u shpreh Pollo. Gjithsesi, ministri nuk tha nëse formulari do të ketë ose jo pyetje për përgjigje me dëshirë për përkatësinë etnike apo fetare. Ai shpjegoi se ndryshimi i regjistrimit të popullsisë me censusin, pra mbledhjen e të dhënave për popullsinë, ndryshon nga ruajtja e anonimatit dhe ndryshueshmëria e të dhënave për gjendjen e individit çdo 10 vjet, kur kryhet procesi i censusit. “Është e rëndësishme të theksohet se ky proces nuk është regjistrim. Nëse unë apo ju jemi regjistruar në gjendjen civile, ne mbetemi me ato të dhëna, me atë emër, mbiemër, me atë datëlindje dhe vendlindje. Ky është thelbi i fjalës regjistrim dhe është tejet i papërshtatshëm të përdoret për një tjetër aktivitet, një tjetër mbledhje të dhënash, e cila është absolutisht në finalen e saj, në produktin final të saj, anonimuese. Është e rëndësishme të theksohet se ky proces nuk është regjistrim. Pra ne do të dimë grupmoshat e popullsisë shqiptare, sa për qind janë 20 deri në 30 vjeç, apo sa për qind janë 55 dhe lart. Ne do të dimë sa për qind do të kemi me arsim të lartë dhe me arsim të mesëm”, tha Pollo.
© Panorama.al












