Regjistrimi, Berisha: Kundërshtarët shqetësohen për mandatkëputjet

Aug 18, 2011 | 14:59

TIRANE- Qeveria miratoi sot nje shtese fondi në buxhetin e vitit 2011, miratuar për Institutin e Statistikave, për organizimin dhe zbatimin e projektit të censusit të popullsisë dhe banesave.

vendimi u be publik qe ne nisje te mbledhjes nga kryeministri Berisha, i cili perseriti se regjistrimi mbetet nje akt madhor perkunder gjithe kundershtimeve sipas tij, krejt pa baze qe i behen ketij procesi.

Kryeministri, duke iu përgjigjur komenteve kundërshtuese ndaj këtij procesi, tha se ky regjistrim “do të nxjerrë të gjitha pasuritë e patundshme që krijuan shqiptarët, duke derdhur lumenj djerse në këto 20 vite.”

Sipas tij, ky është një interes madhor kombëtar, sepse në regjistrat dhe në database e këtij vendi duhet të ekzistojë realiteti shqiptar i vitit 2011.

“Ky realitet, natyrisht, është i kundërt me atë që e nxijnë çdo ditë, kollagjerë dhe çakej që shfrytëzojnë lirinë për qëndrime nga më absurdet. E kundërshtojnë këtë, sepse ky regjistrim do të nxjerrë të gjitha pasuritë e patundshme që krijuan shqiptarët, duke derdhur lumenj djerse në këto 20 vite, e kundërshtojnë se ky regjistrim do të nxjerrë të gjithë nivelin e ri që kanë kapur shqiptarët, në përpjekjet e tyre mbinjerëzore. Këta lotderdhës hipokritë nuk kanë asgjë kombëtare”- tha Berisha.

Kreu i qeverise i cilesoi grup apatridësh  kundershtaret e qe vishen faq e zi,  qe nuk kanë asnjë preokupim tjetër, vetëm mandatkëputjet e tyre, e qe  tregon se i kanë pasur tërësisht të pamerituara, të turpshme dhe nxjerrin nga labirinthet e skëterrës psikologjike të njeriut formulime e dokrra, për të intimiduar pakicat.

Ai theksoi se kundershtaret duan që të tjerët t’i tregojnë me gisht shqiptarët, siç i kanë treguar në 45 vite, si strehë e mjerimit të Europës, në një kohë kur shqiptarët po ndërtojnë një realitet të ri, një të ardhme tjetër. “Po të dëgjosh këta kollagjerë në Shqipëri, turizmi trefishohet, por të ardhurat bien brenda tre viteve. Këta vazhdojnë me matematikën e Ramiz Alisë”- tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura