Regjistrimi, Aleanca Kuq e Zi në Velipojë

Aug 6, 2011 | 11:51

Aleanca Kuq e Zi ka vazhduar aksionin e saj kundër regjistrimit të popullsisë me baza etnije dhe feje në bregdetin e Velipojës. Qindra të rinj me parulla kunder regjistrimit janë mbledhur në mbështetje të aktivitetit të AK-së. Aleanca ka kërkuar që regjistrimi i popullsisë mbi standartet evropiane të bëhet duke patur parasysh standartin grek.

Nga Velipoja AK-ja ka folur edhe për rishikimin e toponimeve, duke ftuar Akademinë e Shkencave që të rishikojë këtë çështje. AK-ja ka shpjeguar kuptimin e fjalës Velipojë, që sipas tyre është në sllavisht dhe në shqip do të ishte “Fusha e Madhe”

Sipas AK-së, edhe Greqi e ka bërë një gjë të tillë.

© Panorama.al

Te lidhura