Regjistrimi, AK: Kuvendi të zbardhë votimin

Jul 8, 2011 | 10:18

TIRANE- Një ditë pas votimit të projektligjit për regjistrimin e popullsisë në Kuvend, Aleanca Kuqezi kërkon zbardhjen e votimit.

Përmes një komunikimi me mediat, përafqësuesit e Aleancës e kanë quajtur të paprecedentë miratimin e një ligji që sipas saj do të jetë fatal për vendin.

Aleanca ka kërkuar listprezencën e Kuvendit, si dhe respektimin e parimit një deputet një votë.

“Të publikohet numri dhe emrat e deputetëve të pranishëm në sallë. Të publikohet lista e votuesve në votimin final, që ishte fatal për Shqipërinë”, ka deklaruar perfaqesuesi i Aleances.

Vetem nje dite me pare Kuvendi i Shqipërisë votoi me 71 vota pro dhe 2 abstenim ligjin për regjistrimin e popullsisë mbi baza fetare dhe etnike, pasi u bene nje sere amendimesh ne te, si nga ana e ministrit te Teknologjise, Genc Pollo, ashtu edhe nga ana e deputeteve te PDIU-se.

 

© Panorama.al

Te lidhura