Regjistrimi,AK ankohet në Bruksel e Kushtetuese

Jul 19, 2011 | 10:56

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi i është drejtuar Brukselit dhe Gjykatës Kushtetuese, në të cilat ankimon ligjin për regjistrimin e popullsisë, miratuar nga maxhoranca vetëm pak kohë më parë në parlament.

Sipas AK, votimi i këtij ligji ishte i turpshëm, pasi u votua me dy duar dhe u numëruan vota edhe për dy deputetët që kanë qenë jashtë shtetit dhe të papranishëm gjatë procesit të votimit në sallë.

“Votimi për regjistrimin ishte një atentat ndaj Parlamentit dhe parlamentarizmit.  Ne nuk e njohim votimin e parlamentit. Vota sipas Kushtetutës është vetjake”- thonë përfaqësues të AK, duke shtuar se deputetët Maliqi e Dibra ndodheshin jashtë vendit.

Aleanca, pak para kalimit te ligjit ne Kuvend, iu drejtua me nje peticion deputeteve ku u kerkoi te mos e votonin ligjin, sipas tyre ne kundershtim te hapur me Kushtetuten dhe te drejtat e njeriut.

 

© Panorama.al

Te lidhura