TIRANE- Interesit të drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino për ecurinë e reformave, kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur me angazhim të mazhorancës për përmbylljen e tyre sa më shpejt në përputhje me rekomandimet dhe prioritetet që Shqipëria ka në procesin e integrimit.
Kryeministria ka zbardhur takim që Sanino ka patur më herët me kryeministrin, ku ndër të tjera thuhet se, në këtë takim është biseduar për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
“Kryeministri Berisha theksoi, se në respekt të angazhimit të tij të bërë publik prej kohësh, procesi që po zhvillohet është në përputhje të plotë me gërmën dhe frymën e Kushtetutës, i bazuar në negociata dhe konsultime. Ai shprehu besimin se procesi që po zhvillohet në Parlament dhe kandidatura e ofruar nga mazhoranca, përmbush më së miri kushtet dhe kriteret që ky proces të përmbyllet me zgjedhjen e një Presidenti të Republikës që siguron konsensus dhe mbështetje të gjerë të forcave politike dhe opinionit publik.”- thuhet në deklaratën e Këshillit të Ministrave.
Sanino në Tiranë, takohet me Berishën dhe Ramën
Pas takimit me kryeministrin, Sali Berisha drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sanino ka mbërritur në selinë rozë ku po mban një takim me kreun e socialistëve, Edi Rama.
Kryeministria ende nuk ka dhënë detaja lidhur me temat e diskutuara mes kryeministrit Berisha dhe Saninos, por besohet se në qendër të diskutimeve ka qenë marrëveshja e nëntorit si dhe zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës. Sanino shoqërohet në takimet e tij nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Etore Sekui.
Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, i dërguari i komisionerit të Zgjerimit, Stefan Fule, do të ketë takime me autoritetet më të larta shtetërore për të diskutuar situatës politike në vend dhe avancimit të përmbushjes së 12 rekomandimeve.
Takimet
Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian do të nisë takimet e tij me Kryeministrin e vendit Sali Berisha, për të pasuar më pas me një takim me kryetarin e opozitës Edi Rama. Takimi i rradhes do te jete me keun e LSI-së, Ilir Meta. Sanino do të takohet me Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ndërsa do të mbyllë turin e tij me Ministren e Integrimit, Majlinda Bregu
© Panorama.al











