TIRANE- Finalizimi ne kohe i kodit zgjedhor, reforma parlamentare, domosdoshmeria e heqjes apo kufizimit te imunitetit, ne kuader te permbushjes se detyrimeve per integrimin e vendit ne BE kane qene ne qender te takimit te sotem mes presidentit te zgjedhur, Bujar Nishani dhe ambasadorit te BE ne Tirane, Etore Sekui.
Ne takim u konfirmua vullneti i dyanshëm për të ndërtuar dhe zhvilluar një bashkëpunim të ngushtë mes institucionit të Presidentit të Republikës dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.
Ambasadori Sekui vlerësoi rolin e Nishanit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e një bashkëpunimi të frytshëm me delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë.
Nga ana e tij, Nishani falenderoi Ambasadorin dhe nëpërmjet tij edhe Komisionin Europian për angazhimin dhe kontributin në shërbim të forcimit të institucioneve ligjzbatuese dhe konsolidimit të demokracisë shqiptare.
Presidenti Nishani theksoi me këtë rast se delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.
© Panorama.al











