
TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama, duke perseritur vullnetin e opozites per perfundimin e reformes zgjedhore ka deklaruar sot se forca qe drejton nuk terhiqet nga kerkesat e saj per kete reforme, ne menyre te vecante per reformimin e KQZ.
Ne nje deklarate per mediat, Rama kembenguli se nuk mund te kete zgjedhje normale nëse nuk riformatohet KQZ.
“Akuzat e përditshme të kryeministrit, kryetares së Kuvendit dhe të gjithë zëdhënësve të pushtetit dëshmojnë vullnetin e mbrapshtë për të mos e realizuar reformën. Është e qartë ajo që kërkojmë ne dhe duhet të jetë e qartë për të gjithë. Nuk mund të ketë zgjedhje normale në Shqipëri nëse nuk ka reformim të KQZ. E kjo nuk bazohet vetëm në eksperiencat shumë të hidhura që opozita ka me KQZ, por bazohet edhe në gjetjet e rekomandimet e vetë raportit të ODIHR. KQZ është një element i këtij raporti, për të cilin vëzhguesit ndërkombëtarë kanë folur shumë troç. PS e ka të pamundur që të tërhiqet në emër të çfarëdo kompromisi kur është fjala për të riformatuar KQZ dhe krijuar kushtet që ky institucion të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme,” tha Rama.
Sipas tij, transparenca e materialeve zgjedhore është një tjetër element, jo interes i nje pale, po përfaqësim i opinionit publik për të goditur korrupsionin e kudondodhur elektoral.
“Ne besojmë se e gjithë administrata zgjedhore edhe pse mbetet një administratë e balancës së palëve, duhet të jetë në shërbim të ligjit. Kemi pranuar këndvështrimin e ekspertëve të ODIHR lidhur me nevojën për të kaluar në një sistem pilot qoftë i identifikimit, qoftë i numërimit, por nuk pranojmë që ky sistem pilot të kthehet në një element për të bërë pazar”- tha ai.
© Panorama.al











