
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka përshëndetur nga Selaniku miratimin me konsensus të Reformës Zgjedhore, duke e cilësuar atë si një garanci më shumë për opozitën, garanci të cilat do të pengojnë përsëritjen e historisë.
Rama po merr pjesë në Komitetin e Internacionales Socialiste për Europen Juglindore, aktivitet i cili po mbahet në Selanik të Greqisë.
Rama ka deklaruar edhe njëherë se opozita shqiptare do t’i fitojë zgjedhjet e vitit 2013, pasi votat e shqiptarëve nuk do të preken. Në Komitetin ku po merr pjesë, kreu socialist, Edi Rama po diskutohen një serë çështjesh që kanë të bëjnë me demokracinë, ekonominë, shoqërinë dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian. Rama ka mbajtur gjithashtu një serë takime me liderë të së majtës evropiane.











