‘Reforma zgjedhore, komisioni deri në pranverë’

Feb 17, 2012 | 13:32

TIRANE- Deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore ka deklaruar sot se komisioni per reformen mund t’i shtyje punimet deri në pranverë.

Gjate nje deklarate per mediat, ai njoftoi se palët kanë rënë sot dakord që krimi elektoral të cilësohet vepër penale, por nga ana tjetër nuk kanë gjetur konsensus për përdorimin e fondeve qeveritare për reklamat propagandë.

“U miratua paketa e ndryshimeve në Kodin Penal, por që prekin krimet elektorale, pra rritja e masave ndëshkuese, përcaktimi i figurave të reja të krimit. Gjithashtu kemi diskutuar dhe miratuar në parim edhe paketën për fushatën në media, por nuk kemi gjetur konsensus për dy pika, sidomos për njërën, që e konsiderojmë të rëndësishme, sic është përdorimi i fondeve publike për reklama qeveritare para fushatës zgjedhore”, tha ai.

Sipas tij, kjo kerkon një rregullim ligjor të posacëm përpara fushatës zgjedhore.

© Panorama.al

Te lidhura