TIRANE- Kreu i grupit kuvendor te PD-se, Astrit Patozi i eshte drejtuar me nje leter kryetarit te grupit socialist, Gramoz Ruci, per nisjen e reformes zgjedhore. Ne leter, Patozi duke cilesuar domosdoshmeri nisjen e kesaj reforme kerkon nga socialistet angazhim per nje proces bashkëpunimi në funksion të zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2013 dhe të interesit më të mirë të vendit.
Lajmi eshte bere me dije nga nga zyra e shtypit e PD-së. Sipas saj, Patozi sugjeron per nje takim në selinë e Kuvendit të Shqipërisë ne kuader te nisjes se bisedimeve për ngritjen e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore.
“Me anë të kësaj letre, dua që, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, t’ju ftoj Ju zoti kryetar, që të nisim sa më shpejt punën e përbashkët për reformën zgjedhore, pasi kjo përbën edhe një nga kërkesat më të rendësishme për avancimin e procesit të integrimit 2011, si dhe një bazë të shëndoshë dhe solide në përgatitjen serioze të Zgjedhjeve të Përgjithshme të vitit 2013 . Prandaj dhe propozoj që me datë 15 korrik ose në një datë tjetër, që Ju mund të sugjeroni, të takohemi në selinë e Kuvendit të Shqipërisë dhe të nisim bisedimet për të ngritur Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore, të cilin do të ishte mirë ta miratonim dhe votonim brenda këtij sesioni.”- theksohet ne letren derguar Rucit.
Sipas saj, Patozi propozon qe bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, ose ne të dy, si drejtuesit e grupeve parlamentare të mazhorancës dhe opozitës, t’i drejtohemi me një letër OSBE/ODHIR-it dhe Komisionit të Venecias për t’i ftuar që të asistojnë komisionin me ekspertizën e tyre.
“Asistenca e tyre do të ishte kontribut shumë i cmuar në ndryshimet e mundshme të Kodit Zgjedhor, të nevojshme për adresimin e të gjitha rekomandimeve të raportit të OSBE/ODHIR-it për Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2009, si dhe rekomandimet e raportit për Zgjedhjet Vendore 2011, që pritet të publikohet së shpejti”- theksohet me tej.
© Panorama.al











