Reforma zgjedhore, LSI: Opozita të japë kontribut

Jul 13, 2011 | 14:25

TIRANË- Pas apelit të OSBE-së për nisjen e reformës zgjedhore dhe bashkëpunimin mes palëve, LSI ka ftuar opozitën për dhënien e kontributit dhe ka shprehur gatishëmrinë për angazhimin serioz të saj në këtë proces shumë të rëndësishëm. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama gjatë një konference për shtyp është solidarizuar me qëndrimin e ambasadorit të OSBE-së dhe ka ftuar palët të bëhen pjesë e procesit.

“LSI fton opozitën të japë kontribut në institucionet e vendit për të realizuar reformën zgjedhore si kusht të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për ritmet më të shpejta në kuadër të integrimit”- tha ai.

Sipas tij, koha dy vjecare deri në zgjehdjet e ardhshme nuk duhet shpërdoruar dhe partitë duhet të japin kontributin e tyre. “Nëse opozita është e angazhuar për të qenë pjesë e këtij procesi është koha për kontribute reale dhe jo fjalë e demogagji”- tha Rama.

Ai ka theksuar se paralelisht me këtë duhet bërë edhe reforma e domosdoshme në sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe Prokurorinë. “Reforma në sistemin e drejtësisë, pjesë e të cilës është edhe ajo në prokurori nuk vjen për interesa të castit.

Brenda sistemit të drejtësisë, në gjyqësor apo prokurori ka individë të provuar që veprojnë në kundërshtim me ligjin, që dominohen nga interesa të tjera”- tha ai, duke i qëndruar deklaratës bërë një ditë më parë nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, që e cilësoi prokurorinë celulë politike, duke iu referuar procesit në ngarkim të tij për video përgjimin me Dritan Priftin.

 

© Panorama.al

Te lidhura