
TIRANE- Bashkekryetari i Komisionit per Reformen Zgjedhore, deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri ka kerkuar nga parlamenti mandatimin e fillimit te punes per kete reforme dhe percaktimin e nje afati per mbylljen e saj.
Ne nje deklarate per mediat, Gjiknuri theksoi se PS është gati të përfundojë 2 cështjet e fundit të mbetura pezull në tryezë.
Sipas tij, është e lehtë të akuzosh palën tjetër, por PS e ka dhene konsensusin per kete reforme dhe eshte angazhuar me seriozitet.
Një ditë më parë, kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e PS se tenton të bllokojë punën mbi Reformën Zgjedhore, ndërsa ftoi PS të të bashkëpunojë në përfundim të refomave të nisura.
© Panorama.al











