
BRUKSEL- Komisioneri per zgjerim ne BE, Stefan Fule ka kerkuar angazhim te plote nga politikanet shqiptare per permbushje te reformave brenda 24 majit, ndonese ka theksuar se “afati nuk eshte nje mur betoni”.
Ne takimin e sotem ne Bruksel te Stabilizim Asociimit, Shqiperi-BE, Fule ka shprehur shqetesim qe reforma elektorale nuk është përmbushur pavarësisht afatit të fundit që është sot.
“Por jam i vetëdijshëm që diskutimet janë duke vazhduar. E dimë që ka angazhim dhe vullnet nga të dy palët për të finalizuar punën. Partitë mund të kenë nevojë për kohë ekstra, është absolutisht në dorën e tyre.”- tha Fule.
Ai ka nenvizuar se eshtë bërë shumë në reformën elektorale, por jo sa duhet, nderkohe qe ka kerkuar vijimin e punes per plotesimin e paketes se nentorit.
“Reforma elektorale nuk është e mjaftueshme, politikat të tregohen të guximshëm, është moment që nuk duhet humbur përdoreni atë për të shkuar sa më larg, për të arritur sa më shumë”- tha ai.
Sa i takon 12 prioriteteve per integrimin ne BE, Fule ka theksuar se ne to eshte gjithçka që mund të arrihet e duhet të arrihet para raportit të progresit.
“Palët kanë ide të mirë se cdo të thotë të punosh në mënyrë të rregullt duke monitoruar për këtë cështje. Lufta kundër korrupsionit ëstë cështje shumë e rëndësishme që duhet patur parasysh”- tha ai, duke shtuar se statusi eshte ne doren e politikes shqiptare.
© Panorama.al











