Reforma Zgjedhore, diskutohet barazia gjinore

Feb 2, 2012 | 17:41

Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka nisur punimet ndërsa është ndalur tek diskutimet në pikën e tretë të kapitullit të katërt, që lidhet me çështjen e barazisë gjinore.

“Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore një në çdo tre emra në listë duhet t’i përkasë secilës gjini.”-thuhet në pikën 3 të Kapitullit IV.

Përfaqësuesja e platformës kombëtare të gruas, Majlinda Bufi, e pranishme në takim tha se,  lidhur me përfaqësimin gjinor në lista janë bërë disa rekomandime në terma konkretë.

Ajo kërkoi që një ndër tre emra në listë t’i përkasë secilës gjini. Zonja Bufi kërkoi që të ketë penalizime për partitë politike, nëse nuk plotësojnë këtë kriter.

Respektimi i kuotave gjinore, është një shqetësim që vjen edhe nga rekomandimi 30/2009 i ODIHR-it.

 

© Panorama.al

Te lidhura