Reforma zgjedhore dhe BE, Sekui: Hapa konkretë

Feb 15, 2012 | 12:34
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui

TIRANE- Hapa konkrete per zbatimin e Planit te Veprimit per integrimin e vendit ne BE dhe vazhdim intensiv te punes per reformen zgjedhore ka kerkuar ambasadori i BE-së në vendin tonë, Etore Sekui.

Deklarata eshte në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar të Integrimit, gjate se ciles ambasadori ka nenvizuar rendesine e madhe qe ka zbatimin e Planit te Veprimit.

Sipas tij, BE eshte duke ndjekur punen për reformën zgjedhore dhe parlamentare. Sekui ka apeluar per miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend, te cilat do te cojne perpara reformat e kerkuara si kusht per integrimin.

© Panorama.al

Te lidhura