TIRANE- Partia Socialiste ka nisur dëgjesën publike për Reformen Penale me ekspertë të njohur të fushës.
Deputetja Ermonela Felaj bëri një panoramë të amendimeve që opozita kërkon në përmirësimin e Kodit Penal, ku përfshihen propozime për korrupsionin, terrorizmin, pastrimin parave si dhe disa propozime të shoqërisë civile lidhur me të drejtat e grave dhe fëmijëve.
Që në fillim, Felaj ju referua neneve të shpifjes dhe fyerjes, për të cilët ajo tha se, opozita kërkon që të mos shfuqizohen nga Kodi Penal.
Ndryshime të tjera të rëndësishme, vazhdoi ajo, janë ato të korrupsionit dhe terrorizmit dhe pastrimit të parave, dhe ne synojmë përçasjen e kuadrit ligjor shqiptar me atë të BE-së.
Në Kodin Penal janë paraqitur disa mendime që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin e zgjedhjeve.
“Të ashpërsohen vendimet që kanë të bëjmë me falsifikimin e dokumenteve zgjedhore. Për shkak të problematikës ka nevojë që të penalizohen; dëmtimet me dashje të dokumenteve, votimi më shumë se njëherë ose i paidentifikuar, dhe veprat e dhunës që mund të kryhen ndaj komisionarëve”- theksoi Felaj. Sipas saj, problematika të tilla janë evidentuar edhe në raportet e OSBE/ODIHR.
Një amendim tjetër që paraqet opozita është për zbatimin ligjit penal ndaj anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
“Përgjegjësia penale e ministrave. Shqipëria ka raste shumë të ndjeshme kur nuk është bërë e mundur që përgjegjësia penale të ushtrohet tek funksionaret, kujtojmë çështje si Gërdeci, rruga Durrës- Kukës, etj.”- tha Felaj.
Nje tjeter propozim ishte edhe sa i perket falsifikimit te dokumenteve zyrtare.
“Kërkojmë që të zërë vend falsifikimi i statistikave zyrtare dhe administrative. Tregues kryesorë për zhvillimin e vendit. Kryesisht për statistikat e treguesve ekonomikë” Felaj tha se opozita kërkon që ky amendim të zërë vend si figurë e veçantë e veprës penale.
Ajo propozoi dhe një nen të ri, që parashikon rastet e mosdaljes së vendimeve gjyqësorë në kohë.
“Gjykatat nuk i zbardhin vendimet gjyqësore në kohë. Kjo cenon të drejtën e ankimit të rasteve.”- tha ajo.
Tryez, ku eshte i pranishem edhe kreu i PS-se, Edi Rama a po vazhdon punimet me degjimin e eksperteve te ftuar.
© Panorama.al











