Blair: Reformë e pavarësi gjyqësorit, kyç për BE

May 4, 2012 | 11:45

TIRANË- Pavarësi të gjyqësorit, nevojë e domosdoshme për reformim, luftë korrupsionit dhe adresim të plotë të gjithë problematikës, si një faktor me shumë rëndësi për integrimin e vendit në BE.

Me këto fjalë i është drejtuar bashkëshortja e ish kryeministrit britanik, Chery Blair, të pranishmëve në konferencën “Reforma në Gjyqesor si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE”

Sipas saj sistemi gjyqësor në vend ka shumë probleme, qe nga korrupsioni, mungesa e pavaresise se plote e tek dhenia e ryshfetit.

“Një sondazh ka dalë në përfundimin se shqiptarët japin ryshfet tre herë më shumë se qytetaret e tjerë të Evropës Juglindore. Ne jemi të kënaqur që keni vendosur të adresoni këto probleme që ka sistemi gjyqësor, por plani është më vete dhe realiteti dicka tjetër. Duhet ta dini se kjo është një sfidë për të gjitha shtetet edhe Britani e madhe ku bashkëshorti im ka qenë kryeministër është përballur me sfida të ngjashme dhe janë sfida që vazhdojnë edhe nën qeverinë aktuale”- tha ajo.

Sipas saj, eleminimi total ndaj korrupsionit eshte nje ender per te gjtha vendet.

Ajo ka kujtuar se në Shqipëri nuk është ende pavarësia e plotë e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, duke theksuar se gjykatësve u duhet garantuar puna deri në daljen në pension, vetëm në rastet kur evidentohet shkeljet në detyrë.

Sipas saj, për një gjyqësor të pavarur duhet të kemi dhe fondet e nevojshme për këtë dhe KE ka sugjeruar që buxheti në Shqipëri nuk është i mjaftueshëm.

 

 

‘Reforma në gjyqësor’,gruaja e Toni Bler në Tirane

TIRANË- Bashkeshortja e ish kryeministrit britanik Toni Blair, Chery Blair ka mberritur në Tirane.

Vizita e këshilltares juridike te Mbretëreshës së Anglisë bëhet pas një ftese private të Universitetit Luarasi dhe Unionit të Gjyqtareve.

Ajo eshte e ftuar speciale ne konferencën me temë “Reforma në Gjyqesor si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE”, qe zhvillohet ne kryeqytetin shqiptar.

© Panorama.al

Te lidhura