Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kongres, ka folur për 21 Janarin dhe Reformën në Drejtësi.
Braçe e nisi fjalën duke u shprehur se PS ka bërë gjithçka për Reformën në Drejtësisë, madje deri në atë pikë sa rrezikoi edhe pushtetin e saj.
Ai shtoi se tani ka ndëshkime, por nuk ka ende drejtësi, pasi sipas tij drejtësi do të ketë kur shpërdoruesit me pasojë vrasjen e njerëzve do të hetohen për krimet që kanë bërë.
“Kemi bërë gjithçka për Reformën në Drejtësi, duke vënë në rrezik dhe vetë pushtetin e PS, për t’i dhënë fund ,mungesës së drejtësisë. Kemi bërë pastrim në sistemin e drejtësisë në funksion të pavarësisë dhe ndershmërisë.
Përulësi dhe heshtje, pranim të çdo akti të gjykatave të drejtësisë së re.
Zero mbrojtje politike për cilindo që përballet me një akuzë penale. Kjo parti nuk e bëri të zëvendësojë, prokurorin dhe gjykatësin dhe nuk do ta bëjë.
Kurrë nuk do ta relativizojmë rolin e prokurorit dhe gjykatësit për të bërë drejtësi.
Por, shpërdorimi i detyrës, i thjeshtë apo në formën e abuzimit të detyrës, në nivel kombëtar dhe vendor, që edhe si gabim i yni në ushtrimin e pushtetit, i goditur tani vetëm për shkak të kësaj reforme, është ndëshkim i merituar, por akoma jo drejtësi.
Drejtësia është e barabartë, të gjithë i nënshtrohen drejtësisë.
Drejtësia do të jetë e tillë, kur shpërdoruesi më i madh i drejtësisë me pasojë vrasjen e njerëzve nga korrupsioni i shtetit ne një rast dhe me dhimbshëm me 26 të vrare do të jetë para drejtësisë për t’u hetuar për këto vrasje, që janë vrasje në emër të shtetit” tha Braçe.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al