Katër referendumet për të cilat italianët i thirrën në votim, janë të vlefshme, Të gjitha ligjet arritën kuorumin e nevojshëm, 50+1.
Pjesëmarrja prej 57% e votuesve e ka bërë të parëndësishëm pjesmarrjen e votuesve jashtë në referendum. Këto shifra janë një tjetër goditje për kryeministrin Silvio Berluskoni dhe politikat e ndjekura nga ai.
Nga ana tjetër ambientalistë që kanë kundërshtuar me forcë projektet të energjisë nukleare në Itali, e kanë quajtur një moment historik, thënien “JO” këtyre projekteve nga qytetarët italian, ndersa ka festuar.
Opozita në itali ka sulmuar menjëherë qeverinë Berluskoni. Kjo konsiderohet një tjetër goditje për Berluskonin, pas humbjeve të kandidatëve të tij në balotazhin për Millanon dhe Napolin pak kohë më parë.
Ligjet
Dy ligje lidheshin me privatizimet e sektorëve publikë, mes të cilëve edhe ujësjellësave, njëri për lejimin e ndërtimit të impianteve të energjisë bërthamore dhe i katërti për moshetimin e zyrtarëve të lartë, një ligj ky që i siguroi mbrojtje kryeministrit Berluskonit.
Që votimi të quhet i vlefshëm, në këtë referendum duhet të marrin pjesë 50 për qind +1 e personave me të drejtë vote. Në prag të votimit, si opozita ashtu edhe e majta dhe shoqëria civile bënë thirrje për pjesëmarrje masive në votime. Procesi i votimit u hap dy ditë më parë dhe vijoi deri sot në orën 15:00.
© Panorama.al











