Referendumi në veri të Kosovës,MPJ:I paligjshëm

Feb 15, 2012 | 15:17
Ministria e jashtme

TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme e cileson te paligjshem dhe pa efekte juridike referendumin qe mbahet nga serbet ne veri te Mitrovices. Ne nje deklarate per shtyp, MPJ thekson se ndjek me vemendje zhvillimet në veri të Republikës së Kosovës dhe shpreh shqetësimin për mbajtjen e një referendumi, të organizuar nga strukturat paralele serbe dhe të frymëzuara nga Beogradi.

“Ndonëse i paligjshëm dhe pa efekte juridike, ky referendum nuk i shërben aspak interesit të komuniteteve etnike për t’u integruar plotësisht në jetën sociale, ekonomike e politike të shoqërisë së Republikës së Kosovës”- thuhet ne deklarate.

Sipas Ministrise, mbajtja e këtij referendumi nuk i shërben as klimës së dialogut Kosovë-Serbi, një proces i domosdoshëm për të zgjidhur çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës e Serbisë, dhe tregues cilësor i maturisë së tyre në procesin e integrimit Evropian.

© Panorama.al

Te lidhura