Rebelët pretendojnë se kanë rrethuar Gadafin

Aug 25, 2011 | 16:18

TRIPOLI- Një grup kryengritësish mendojnë se kanë rrethuar një bllok ndërtesave në Tripoli, ku besohet se është fshehur kolenel Gadafi, së bashku me djemtë e tij.

Rebelët po shkëmbejnë zjarr me besnikët e Gadafit brenda ndërtesave. Ata nuk tregojnë arsyet se pse mendojnë se Gadafi është brenda, raportojnë mediat e huaja, por njëri nga luftëtarët tha për Reuters se, “Ata janë së bashku atje. Ata janë në një hapësirë të vogël”

“Sot ne do ta përfundojmë, do ta fitojmë edhe këtë betëjë”- u shpreh ai për Reuters.

Ndertesat nodhen jo shume larg nga bunkeri i kolonel Gadafit.

Më herët u njoftua se forcat e NATO-s janë duke mbështetur rebelët në këtë sulm, ku mendohet se mund te arrihet edhe kapja e Gadafit dhe e djemve të tij. Veçanërisht në këtë beteje janë përfshirë forcat britanike.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura