Rebelët në Tripoli, gazetarja në TV kërcënon me pistoletë

Aug 22, 2011 | 10:59

Rebelët në Libi kanë hyrë në kryeqytetin Tripoli dhe ka raportime se kanë marrë në dorë një bazë të rëndësishme ushtarake. Kjo do të thotë se tashmë ata kanë armatime nga të gjitha llojet. Gjatë ditës, në kryeqytetin libian janë dëgjuar shpërthime vetëm pak pasi kolonel Muamar Gedafi deklaroi se rebelët janë “shtypur si minjtë”. Beteja vazhdon, ndërsa një gazetare në televizionin shtetëror ka kërcënuar në transmetim të drejtpërdrejtë më një pistoletë në dorë, duke u bërë thirrje rebelëve të mos guxojnë të hyjnë në këtë institucion, pasi ata janë të gjithë të armatosur. “Ne jemi të gjithë të armatosur dhe jemi gati edhe të bëhemi martirë”, tha gazetarja 30- vjeçare. Deklarata e saj është postuar në Youtube dhe ka klikime të vazhdueshme.

© Panorama.al

Te lidhura