Rebelë në pritje, fëmijët 7-vjeçarë trajnohen në frontin kundër Gedafit

Jul 14, 2011 | 12:31
Fëmijët libianë në kampet e rebelëve

Fëmijë rreth shtatëvjeçarë, me buzëqeshje në fytyrë, mësojnë se si “të argëtohen” me armët. Ata po ndihmojë luftëtarët rebelë në Libi për të mundur trupat e Kolonel Gedafit në luftën civile. Rekrutimi vullnetar i rebelëve të ardhshëm bëhet ndërkohë që trupat anti Gedafi janë duke u përleshur me besnikët e tij në qytetin Misrata dhe në periferinë e Zintanit. Edhe pse fëmijët nuk janë përfshirë në linjën e parë të luftës, djemtë duket qartë se po trajnohen për përdorimin e armëve. Puna nis me pastrimin e tyre dhe më pas me mësimin e mënyrës së montimit dhe përdorimit. Që kur shpërtheu kryengritja në Libi, në muajin shkurt, rebelët e armatosur kanë marrë kontrollin e pjesës lindore të vendit, ku kanë ndërtuar edhe qeverinë e tyre në Bengazi, të emërtuar Këshilli Kombëtar i Tranzicionit. Ata kanë marrë edhe kontrollin e Misratës dhe pjesën më të madhe të maleve Nafusa, në jugperëndim të kryeqytetit Tripoli. Luftëtarë rebelë kanë filluar edhe ndërtimin e armëve të improvizuara për të përballuar trupat besnike të Gedafit, të cilat janë të mirëpajisur me armë. Armët e rënda mungojnë në Misrata, por luftëtarët kanë krijuar vetë “me arna” hedhëse raketash dhe mitralozë, të cilat formohen duke ngjitur pjesë të ndryshme armësh të dëmtuara. Sadik Mubakar Krain, një ish-përgjegjës ndërtimi në një kompani nafte, tashmë saldon disa nga armët e shpikura. Sulmet ajrore të NATO-s kundër objektivave ushtarake kanë rënë dhe tashmë forcat rebele kanë mungesë të fuqisë ushtarake për të luftuar trupat e Gedafit.

© Panorama.al

Te lidhura