Real Madrid pritet të jetë aktiv në merkaton e dimrit. Dhe pse mendohej se do ndiqej strategjia për të mos kryer afrime gjatë janarit, gjithçka ka ndryshuar me dëmtimin e Karvahal.
Aleksandër Arnold është dhe dëshira aktuale. Mbrojtësi i djathtë ka kontratë me Liverpulin deri në verën e vitit 2025. Për këtë duhet një sforco financiare, ndërsa 26-vjeçari është prej 8 vitesh pjesë e Liverpul.
Reali megjithatë nuk ka treguar dobësi duke shfaqur Lukas Vaskez si zëvendësuesin e Karvahal. Kjo është dhe arsyeja përse “Galaktikët” nuk do nxitohen në transferimin e një mbrojtësi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al