Menjëherë pas deklaratave të Berishës në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, reagoi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama me disa mesazhe radhazi në Twitter.
“KM u kreh perseri ne televizor duke share opoziten teksa Shqiperia vazhdon digjet nen debore e braktisur nga shteti i shthurrur prej tij! Asnje transparence asnje informacion asnje plan per krizen vetem bloze deshperimi mbi opoziten per te mbuluar deboren qe mban peng vendin. PS ka informacion nga çdo zone, ka njerezit ne ndihme te çdo zone, ka plan konkret per krizen qe thellohet teksa KM jeton ne arrati logjike. Per KM keshtu eshte gjithe Europa, po ne fakt askund si ne Shqiperi nuk vuajne me dhjetera mijera familje te braktisura ne meshiren e fatit. Duhet nje plan qe ne e kemi, duhet nje vullnet per bashkepunim qe ne e kemi, por duhet dhe nje qeveri normale qe vendi nuk e ka! Do bejme tonen”- ishin reagimet e njëpasnjëshme të Ramës në rrejtin social.
Ndërkaq, opozita ka paralajmëruar një plan të sajin konkret për krizën e motit të keq, të cilin pritet ta bëjë publik nesër.











