Imazhet spektakolare të disa reve në formën e një valë të madhe kanë përfshirë rrokaqiejt e Panama City.
Në shikim të para të jepet përshtypja e një cunami mbi brigjet e Floridas. Në realitet, ky është një fenomen shumë i zakonshëm dhe i padëmshëm që quhet (Wave Cloud), re valë, që formohen në sajë të lagështirës dhe temperaturës, që krijojnë një mjegull në formën e valëve të vërteta.
Fotot janë publikuar nga një pilot i kompanisë Panhandle Helicopter.
















