Raundi I, socialistët francezë fitojnë zgjedhjet

Jun 11, 2012 | 9:09

FRANCE- Rezultatet finale të raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë tregojnë se socialistët e presidentit Fransua Holande kanë siguruar shumicën e nevojshme për të çuar përpara reformat ekonomike.

Rezultatet e lëshuara nga Ministria e Brendshme tregojnë se socialistët dhe aleatja e tyre, Partia e Gjelbër, kanë fituar afro 46 për qind të votave, ndërsa partia e ish-presidentit Nikolas Sarkozi ka siguruar 34 për qind të tyre.

Zgjedhjet kanë treguar rritje të mbështetjes edhe për ekstremin e djathtë, përkatësisht Frontin Kombëtar, i cili ka kërkuar që Franca të braktisë euron dhe të luftojë kundër “islamizimit të vendit”.

Këto rezultate pritet të konfirmohen edhe në raundin e dytë të votimeve, më 17 qershor.

© Panorama.al

Te lidhura