Rasmussen: Shqipëria, vend model në NATO

Jun 16, 2011 | 10:01

Shqiperia vleresohet si nje prej vendeve model brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut për zbatimin e detyrimeve në fushën e mbrojtjes. Deklarata eshte bere nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, gjate nje interviste dhene per BBC-ne.

Ne fjalen e tij,  Rasmussen e rendit Shqipërinë, mes 4 anëtarëve të vetëm të Aleancës në Europë që harxhojnë kuotën e përcaktuar nga NATO për vendet e anëtarësuara.

Ai ka leshuar kritika ndaj shume shteteve te anetaresuara, duke konstatuar nder to mungesë të plotësimit së detyrimeve për Mbrojtjen.

Sipas tij, vetëm Shqipëria, Greqia, Britania e Madhe dhe Franca harxhojnë 2 % të GDP-së për mbrojtjen, nderkohe q ete tjerat mbeten pas ne kete aspekt.

Ai terhoqi vemendjen ndaj vendeve anetare te jene aktive dhe te pergjegjshem ne plotesimin e gjithe detyrimeve qe kushtezon pjesëmarrja ne kete aleance te rendesishme.

© Panorama.al

Te lidhura