
TIRANE- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani nuk ka qene i pranishem ne Komisionin e Ligjeve për të raportuar në lidhje me punën vjetore të institucionit që drejton. Nderkohe qe raportin e ka parazitur Sekretarja e Përgjithshme e KQZ, Arjola Mancaku.
Opozita ka reaguar lidhur me kete mungese duke e quajtur ate te pakuptimte dhe te padrejte. Ne nje prononcim per mediat, deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri ka thene se “është i papranueshëm fakti që një raportim kaq i rëndësishëm të bëhet nga sekretarja e përgjithshme e institucionit”.
“Praktika është që raporti vjetor bëhet nga krerët e institucioneve” tha Gjiknuri.
Por, kreu i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali theksoi se Sekretarja e KQZ është kompetente për të dhënë përgjigje në lidhje me funksionin e këtij institucioni.
© Panorama.al











