
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Zbardhet studimi i Bankës Botërore.
Klasa të vogla, pa ndriçim e sistem ventilimi. Bankat ku ulen nxënësit janë jocilësore dhe në shumë shkolla as dërrasat e zeza nuk janë të përshtatshme për mësim. Këto janë konkluzionet e Bankës Botërore, në raportin e saj për mësimdhënien në arsimin parauniversitar. Përtej premtimit nga krerët e Arsimit, për të mos pasur më klasa me më shumë se 35 nxënës, mesatarja sipas BB-së në Shqipëri është 37.8 nxënës. Ekspertët raportojnë se kemi të bëjmë me një devijim nga standardi. Në të gjitha shkollat, sipas raportit, u gjetën vetëm 20 klasa me 24 nxënës. Sipas BB-së, rreth 39% e klasave nuk kanë ndriçim të përshtatshëm.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











