Raporti në Strasburg, rriten rastet e padive kundër Maqedonisë

May 30, 2012 | 13:31

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka publikuar një raport shqetësues mbi rritjen e numrit të padive kundër shtetit maqedonas. Sipas raportit, gjatë vitit të kaluar janë hapur 51 çështje gjyqësore kundër shtetit të Maqedonisë. Raporti i është dorëzuar edhe Parlamentit të Maqedonisë. Nga proceset e fituara gjyqësore nga ana e qytetarëve, shteti i Maqedonisë është i obliguar që në llogari të qytetarëve të dëmtuar të paguajë rreth 200 mijë euro. Siç bëhet e ditur, në Gjykatën Europiane në Strasburg në procedurë e sipër janë edhe rreth 70 raste të tjera që pritet të shqyrtohen dhe të jepen vendimet finale pro apo kundër shtetit të Maqedonisë. Nga viti 1999 e deri në vitin 2011 janë sjellë 3181 vendime kundër shtetit të Maqedonisë, ndërsa rreth 2 mijë janë konsideruar të pabazuara dhe të pavlefshme. Nuk janë publikuar të dhëna mbi etninë e paditësve.

© Panorama.al

Te lidhura