Raporti i ODIHR për “14 majin”, Ambasada e SHBA: Nxisim qeverinë, insituconet dhe partitë që të zbatojnë rekomandimet që përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe…

Oct 3, 2023 | 17:14
SHPËRNDAJE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka mirëpritur raportin e ODIHR për zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri.

-640-0-1684159225xauto-glover1684158127-341

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada i bën thirrje qeverisë, partive politike dhe institucioneve shtetërore që të zbatojnë rekomendimet që përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, akuzat për blerje votash nga të gjitha palët, marrjen e masave për të siguruar fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve, si dhe presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit.

Gjithashtu në njoftim thuhet se Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin për të trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, në mënyrë që të sigurohet një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konseguent si dhe kërkesat e popullit shqiptar për një demokraci të fortë.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

Ambasada e SHBA mirëpret raportin e fundit të ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit që përshkruan fushat me përmirësim të vazhdueshëm, si dhe mangësitë. Shtetet e Bashkuara nxisin qeverinë, partitë politike dhe institucionet shtetërore të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it, të cilat përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, akuzat për blerje votash nga të gjitha palët, marrjen e masave për të siguruar fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve, si dhe presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit. Raporti theksoi gjithashtu nevojën për të siguruar zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit në mënyrën e duhur, dekriminalizimin e shpifjes, si dhe mbështjetjen e gazetarisë së pavarur. Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin për të trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, në mënyrë që të sigurohet një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konseguent si dhe kërkesat e popullit shqiptar për një demokraci të fortë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura