Raporti, CEZ mund të humbë 514 mln $ në 3 vjet

May 9, 2012 | 14:17

Prodhuesi më i madh i energjisë në Republikën Çeke “CEZ” mund të humbasë më shumë se 10 miliardë korona, apo 514 milion dollarë gjatë tre viteve të ardhshme për shkak të një vendimi te Entit Rregullator te Energjise  për tarifat e energjisë elektrike në Shqipëri.

Te dhenat behen publike nga nje raport i vitit 2011, i cili eshte publikuar nga nje e përditshme çeke, Lidove Novin.

Distributori i energjisë është duke humbur para pasi Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri rriti tarifat që kompania i paguan prodhuesit shtetëror të energjisë elektrike, pa e lejuar CEZ të rrisë çmimet për klientët e saj, thotë gazeta.

Vetëm pak kohë më parë, gjatë një vizite të kryeministrit çek në Shqipëri, Petr Neças, u premtua nga kryeministri shqiptar, Sali Berisha se do të zgjidhet çështja, duke gjetur zgjidhjen më të mirë dhe të ndershme.

© Panorama.al

Te lidhura